Si reagoi Princi William kur mësoi se babai dhe gruaja e tij kishin kancer?
Një ish punonjes ka folur për kohën e hidhur kur Princi William mësoi për diagnozën e kancerit të Kate Middleton, menjëherë pasi babai i tij, Mbreti Charles, u diagnostikua gjithashtu.
Jason Knauf, i cili punoi si asistent i Princit të Uellsit deri në vitin 2021, u shfaq në “60 Minutes Australia” ku përshkroi në detaje emocionet e Princit William pas dëgjimit të dy diagnozave, të cilat erdhën dy javë larg njera tjetres.
“Ti je Princi William, mëson se edhe gruaja edhe babai yt kanë kancer”, tha Knauf në klipin, i cili u shpërnda në YouTube.
Princesha Kate njoftoi fillimisht se po i nënshtrohej trajtimit për kancer në mars 2024. Disa muaj më vonë, në shtator, ajo tregoi se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar 2025, ajo zbuloi se ishte në “remision” dhe që atëherë është fokusuar në rikuperimin e saj.
Diagnoza e mbretit Charles me kancer u njoftua në shkurt 2024, një muaj para njoftimit të Princeshës së Uellsit.
Sa i përket telefonatës “të tmerrshme” mes Knauf-it dhe Princit të Uellsit, në lidhje me diagnozën e gruas së tij, ai e ka përshkruar momentin me detaje në dokumentar. “Absolutisht e tmerrshme.” “Unë kurrë nuk e kam parë atë kaq keq,” tha Knauf.
“Problemi ishin gjithashtu të gjitha këto teori të çmendura, konspirative që filluan në internet – ‘A ishte vërtet e sëmurë?’, ‘A po vdiste?’ dhe shumë më tepër. “Por ata nuk donin të thoshin se ajo kishte kancer ende, sepse ata nuk u kishin thënë fëmijëve dhe po punonin se si t’ua jepnin lajmin,” vazhdoi ai.
Knauf, i cili më parë ka punuar për Princin Harry dhe Meghan Markle, u nderua me Urdhrin e Meritës në vitin 2023 për shërbimet e tij ndaj monarkisë.