Akili reagon pas eliminimit nga “Ferma VIP 3”: Populli e ka kuptuar padrejtësinë
Eliminimi i Akil Varfit nga “Ferma VIP 3” vazhdon të jetë një nga momentet më të diskutuara të këtij sezoni, ndërsa vetë aktori duket se nuk e ka lënë pas mënyrën si u mbyll rrugëtimi i tij në reality show.
Akili u largua nga gara më 7 prill, pas një televotimi të fortë përballë Indrit, Gresës dhe Fairfax. Situata u tensionua që në momentin kur Indri u shpall i shpëtuari i parë nga publiku, çka e shtyu aktorin të reagojë menjëherë duke deklaruar se e kishte marrë mesazhin dhe se ishte gati të largohej pa e zgjatur më tej qëndrimin e tij në fermë.
Megjithëse pati përpjekje nga moderatorja për ta bindur të qëndronte dhe të respektonte rrjedhën e lojës, Akili vendosi të vijonte sfidën deri në fund. Në një moment vendimtar, ai madje sakrifikoi në një lojë për të favorizuar Gresën, por në përfundim ishte vota e publikut ajo që vendosi largimin e tij përfundimtar.
Por drama nuk ka përfunduar me daljen nga ferma. Vetëm pak orë para nisjes së Prime-it të radhës, aktori ka reaguar në rrjetet sociale, duke rikthyer vëmendjen mbi eliminimin e tij. Në një postim të shkurtër, por të ngarkuar me mesazh, ai shkruan: “Meqë krejt populli e ka kuptu padrejtësinë, s’po flas hiç”.
Me këtë deklaratë, Akil Varfi lë të kuptohet se ndihet i penalizuar dhe i trajtuar padrejtësisht gjatë eksperiencës së tij në “Ferma VIP 3”.
![]()
