Tue, Apr 14, 2026

Brikena pas eliminimit: Nuk dola e humbur, fitova dashurinë

Brikena pas eliminimit: Nuk dola e humbur, fitova dashurinë
  • PublishedApril 14, 2026

Në emisionin “Fan Club”, pas eliminimit të saj në gjysmëfinale të “Big Brother VIP Albania”, Brikena ka bërë një rrëfim të hapur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke theksuar se nuk e konsideron veten aspak të humbur nga ky rrugëtim.

Ajo u shpreh se, pavarësisht daljes nga gara në një hap larg finales, ndihet fituese në një aspekt tjetër shumë më të rëndësishëm për të. “E vërtetë që fitova dashurinë, e cila rrjedhën e saj do ta marrë jashtë”, është shprehur ajo, duke konfirmuar se ndjenjat e saj për Mateon do të vazhdojnë edhe përtej formatit.

Brikena shtoi se për të, çdo gjë në jetë ndodh për një arsye dhe se nuk do ta imagjinonte dot rrugëtimin e saj në shtëpi pa praninë e Mateos. Ajo theksoi se raporti i tyre ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme që ka përjetuar gjatë eksperiencës në reality show.

Duke folur më tej për ndjenjat e saj, ajo u shpreh se për djalin dhe vlerat që ai ka treguar gjatë gjithë lojës, nuk do të pendohej asnjëherë për vendimet që ka marrë brenda shtëpisë. “Për djalin dhe vlerat që ka treguar, do t’i kisha rënë shumë pishman nëse do i thoja jo”, deklaroi ajo.