Tue, Apr 14, 2026

“Irani do të jetë në Botëror”, Infantino dhe presidentja e Meksikës njëzëri: Nuk do të ketë spostime të ndeshjeve

“Irani do të jetë në Botëror”, Infantino dhe presidentja e Meksikës njëzëri: Nuk do të ketë spostime të ndeshjeve
  • PublishedApril 14, 2026

Të tjera konfrmime kanë ardhur orët e fundit lidhur me pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026. Kështu krahas presidnetit të FIFA-s Gianni Infantinos, ka qenë së fundmi edhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum e cila ka theksuar se FIFA ka marrë vendimin se nuk do të ketë asnjë ndryshim sa I takon vendit se ku do të zhvillohen ndeshjet e botërorit: “FIFA ka vendosur përfundimisht që ndeshjet nuk mund të zhvendosen nga vendet e parashikuara”, ka shpjeguar ajo. “Zhvendosja do ta bënte logjistikën shumë të komplikuar dhe ky është një vendim i marrë nga FIFA”, ka theksuar ajo.

Edhe presidenti Gianni Infantino ka konfirmuar këtë linjë, duke garantuar pjesëmarrjen e Iranit: “Irani do të marrë pjesë në Botëror. Jemi shumë të lumtur sepse është një skuadër shumë e fortë, jam vërtet i kënaqur”. Dhe shton: “Ndeshjet do të luhen aty ku janë parashikuar, sipas shortit. E kam parë skuadrën, kam folur me lojtarët dhe trajnerin, kështu që gjithçka është në rregull”.