Sun, Apr 19, 2026

Lojtari i Barcelonës nuk “përtyp” eleminimin: Na e vodhën ndeshjen, vendime të pabesueshme

Lojtari i Barcelonës nuk “përtyp” eleminimin: Na e vodhën ndeshjen, vendime të pabesueshme
  • PublishedApril 15, 2026

Raphinha, sulmuesi i Barcelonës nuk është përmbajtur dot pas eleminimit në Champions nga Atletico. Lojtari, i cili mungoi mbrëmë, pati kritika për arbitrimin e gjyqtarit Turpin.

“Na e vodhën ndeshjen. Zyrtarët e ndeshjes ishin shumë të dobët. Është e pabesueshme vendimet që morën. Nuk e di sa faulle bëri Atletico sot dhe gjyqtari nuk u dha asnjë karton të verdhë”- tha ai. Kujtojmë që Barcelona fitoi 2-1 por u eleminua pas kishte humbur 2-0 në ndeshjen e parë.