Wed, Apr 15, 2026

Merr fund makthi për Muçin, Trabzonspori mund ta llogarisë për të ardhmen

Merr fund makthi për Muçin, Trabzonspori mund ta llogarisë për të ardhmen
  • PublishedApril 15, 2026

Ernest Muçi do të rikthehet nesër në stërvitje me Trabzonsporin. Kështu merr fund makthi për yllin e Trabzonsporit, që humbi dy ndeshje të rëndësishme në kampionat.

Ndeshja e radhës është më 19 prill, përballë Basakshehir. Një takim ky që vlen për javën 30 në Superligën turke.

Aktualisht vendin e parë e mban Gallatasaraj me 4 pikë më tepër. Gara mbetet e hapur për ekipin e Trabzonit ku Muçi qëndron i huazuar.

Mesfushori me tipare sulmuese është një ndër më të vlerësuarit në këtë sezon. Për këtë pritet edhe blerja e kartonit nga Beshiktashi.