Wed, Apr 15, 2026

Rikthehet historia e Keijsit dhe Inës? Videoja që i “nxori zbuluar” në rrjet

Rikthehet historia e Keijsit dhe Inës? Videoja që i “nxori zbuluar” në rrjet
  • PublishedApril 15, 2026

Pas deklaratave të fundit që ngritën dyshime për raportin e tyre, ish-banori i Big Brother VIP 5, Keijsi, dhe Ina janë rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.

Pak kohë më parë, Keijsi u shpreh në Top Albania Radio se marrëdhënia e tij romantike me Inën kishte përfunduar dhe se të dy nuk ishin më çift. Deklarata u interpretua si një ndarje përfundimtare mes tyre, duke marrë parasysh edhe historinë e tyre të ndërlikuar brenda dhe jashtë ekranit.

Megjithatë, një video e publikuar së fundmi në faqen e Instagramit të “Fan Club-it” ka sjellë një tjetër pamje të situatës. Në pamjet e shpërndara, Keijsi shihet teksa i bën foto Inës, ndërsa më pas ajo i afrohet duke qëndruar shumë pranë tij në një atmosferë mjaft të afërt dhe të relaksuar. Ky moment ka mjaftuar që në rrjet të nisin sërish aludimet për një ribashkim të mundshëm.

Deri më tani, as Keijsi dhe as Ina nuk kanë dhënë një reagim apo sqarim zyrtar mbi raportin e tyre aktual, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim.

Dyshja u njoh fillimisht në “Përputhen”, ku në atë kohë kanë deklaruar se mes tyre kishte vetëm miqësi. Më vonë, gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, marrëdhënia e tyre mori një drejtim tjetër, duke u afruar deri në shkëmbimin e një puthjeje në buzë.

Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një rikthim të dashurisë apo thjesht një raport miqësor mes tyre.