Thu, Apr 16, 2026

Lojtari shqiptar do largohet nga klubi i Bundesligës, trajneri jep lajmin

Lojtari shqiptar do largohet nga klubi i Bundesligës, trajneri jep lajmin
  • PublishedApril 16, 2026

Elvis Rexhbeçaj do të ndajë rrugët me Augsburg në fund të këtij sezoni. Lajmi për mesfushorin e Kosovës është dhënë nga trajneri i skuadrës gjermane, Manuel Baum.

“Si qëndrojnë gjërat, ai (Elvisi) do të transferohet në një klub tjetër”, deklaroi ai. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Rexhbeçaj do firmosë me Wolfsburg. Ai, në këtë sezon me Augsburg ka luajtur 25 ndeshje.