Sat, Apr 18, 2026

Medalje e artë për Distria Krasniqin, sukses i madh në Europianin e Xhudos

Medalje e artë për Distria Krasniqin, sukses i madh në Europianin e Xhudos
  • PublishedApril 16, 2026

Distria Krasniqi shkëlqen në në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Xhudistja nga Kosova ka fituar medaljen e artë, duke marrë kështu suksesin e tretë radhazi në Europë. Në finale, Krasniqi bëri paraqitje fantastike dhe mundi Amandine Buchard nga Franca.

Sa i takon rrugëtimit, në çerekfinale, ajo eleminoi Aleksandra Kaleta nga Polonia, ndërsa në gjysmëfinale, xhudistja dardane kaloi Odette Giuffrida nga Italia. Statistika shumë të mira për Distria Krasniqin, e cila u shpall kampione e Evropës për herë të katërt në karrierë.