Wed, Apr 22, 2026

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet

Guardiola trazon Bayern: Kompany? Ka Man.City në zemër, do rikthehet
  • PublishedApril 22, 2026

Në vitin e tij të dytë në krye të Bayern Munich, shifrat e Vincent Kompany janë të jashtëzakonshme. Kompany ka krijuar një lidhje të fortë me klubin gjerman duke lënë të kuptohet se palët pritet të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre për një kohë të gjatë.

Së fundmi, tekniku belg ka marrë vlerësime në distancë për punën që po bën në krye të Bayern edhe nga Pep Guardiola, me ishin trajnerin e tij që shprehet i bindur se një ditë Kompany do të rikthehet te Man.City:

“Kam ndjesinë se herët apo vonë, në një moment të caktuar do të rikthehet në Angli. Jam i bindur se Man.City është në zemrën dhe në mendjen e tij. Shpresoj që rrugët e tyre të bashkohet një ditë”, u shpreh Pep Guardiola.