Wed, Apr 22, 2026

Peshëngritje/ Kampionati Evropian në Batumi të Gjeorgjisë, “shkëlqen” Enkeleida Carja, vendos një tjetër rekord

Peshëngritje/ Kampionati Evropian në Batumi të Gjeorgjisë, “shkëlqen” Enkeleida Carja, vendos një tjetër rekord
  • PublishedApril 22, 2026

Enkileda Carja mbyll garën me një tjetër arritje madhështore! Në Kampionatin Europian në Batumi, Gjeorgji, kampionia shqiptare jo vetëm që shkëlqeu në stilin e shkëputjes me 103 kg, duke thyer rekordin europian për të rinj, por vazhdoi dominimin edhe në shtytje, ku realizoi 123 kg.

Me këtë performancë të jashtëzakonshme, Enkileda Carja theu gjithsej dy rekorde europiane: një në stilin e shkëputjes dhe një në totalin e dygarëshit, duke vulosur një sukses historik për peshëngritjen shqiptare. Një paraqitje brilante që konfirmon nivelin e saj elitar dhe e ngre edhe më lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare.