Wed, Apr 22, 2026

VIDEO/ PSG rikthehet te fitorja, thyen pastër Lens

VIDEO/ PSG rikthehet te fitorja, thyen pastër Lens
  • PublishedApril 22, 2026

Pas disfatës me Lyon, PSG është rikthyer te fitorja në kampionat. Ekipi i Luis Enriques triumfoi 3-0 ndaj Nantes në shtëpi. Takimi u vendos nga dopieta e Kvaras dhe një gol i Doue. Edhe Nantes shënoi me Louis Leroux, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

PSG kryeson kampionatin me 66 pikë, 4 më shumë se Lens. Ndeshja e radhës është ndaj Angers, në transfertë.

Nantes renditet në vendin e 17-të me 20 pikë. Takimi i radhës është ndaj Rennes.