Thu, Apr 23, 2026

I rrëmbyen kreun Arsenal, por Guardiola nuk feston: 5 ndeshje janë shumë (VIDEO)

I rrëmbyen kreun Arsenal, por Guardiola nuk feston: 5 ndeshje janë shumë (VIDEO)
  • PublishedApril 23, 2026

Makthi më i madh i tifozëve të Arsenal bëhet realitet, Man.City triumfon 1-0 përballë Burnley duke i rrëmbyer kreun e Premier League. Me 70 pikë, por falë golavarazhit më të mirë, tani ekipi i Pep Guardiola-s është zoti i fatit të tij, mjafton të fitojnë 5 ndeshjet e fundit, të ruajnë golavarazhin, për të fituar titullin në Angli. Është e pa besueshme kjo që po ndodh në Angli, me Arsenal që udhëhoqi sezonin për pjesën më të madhe, por tani i duhet një mrekulli për t’u rikthyer edhe një herë në krye.

Ndaj ekipit të Brojas, mjaftoi një gol i Erling Haaland, me biondit norvegjez që u shkëput në minutën e 5-të dhe me një prekje të lehtë por me plot klas e dërgoi topin në rrjetë. Burnley luajti fort për çdo top, por nuk ishin të saktë në pasin final, ndërsa Man.City ushtroi një presion të lartë në zonë, thjesht ishin të pafat duke mos finalizuar rastet e krijuara, me Haaland që në fraksionin e dytë u ndal në shtyllën pingule. Historia nuk ndryshoi deri në fund, me Man.City që feston për këtë fitore përballë Burnley që i ngjit në krye të klasifikimit. Pas kësaj humbje, Burnley, ekipi i Brojës bie matematikisht një kategori më poshtë.

Pep Guardiola u shfaq i kënaqur pas këtij suksesi, por jo plotësisht pasi ekipi i tij hasi vështirësi në pasin final: “Krijuam shumë raste për shënim, por ishte e qartë që nuk ishim mirë në finalizim. Gjithsesi, fitorja ishte e vetmja gjë e rëndësishme. Nuk është koha për të festuar pasi 5 ndeshje janë shumë, të shohim se çfarë do të ndodh deri në fund”, u shpreh Pep Guardiola.