Sat, Apr 25, 2026

Kategoria e Dytë, Besëlidhja shpallet kampione

Kategoria e Dytë, Besëlidhja shpallet kampione
  • PublishedApril 25, 2026

Në stadiumin “Niko Dovana”, Kategoria e Dytë uli siparin me një finale që kurorëzoi sezonin dhe skuadrën e Besëlidhjes si kampionen e këtij edicioni.

Pasi dominuan grupet respektive A dhe B dhe siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë, Besëlidhja dhe Oriku u përballën në aktin e fundit për të përcaktuar fituesin e trofeut.

Në një sfidë të luftuar, ishte Besëlidhja që arriti të bëjë diferencën, duke triumfuar 2-0 falë golave të Gurbanov dhe Raboshta, dhe duke vulosur një sezon të suksesshëm me trofe.

Në përfundim të takimit, atmosfera festive kulmoi me ceremoninë e dorëzimit të kupës, ku Presidenti Armand Duka, i dorëzoi trofeun skuadrës së Besëlidhjes.