Sat, Apr 25, 2026

Vazhdon tradita e bletarisë në Shtëpinë e Bardhë, Melania shton kosheret

Vazhdon tradita e bletarisë në Shtëpinë e Bardhë, Melania shton kosheret
  • PublishedApril 25, 2026

Melania Trump ka ndërmarrë një hap të ri në drejtim të qëndrueshmërisë mjedisore, duke zgjeruar programin e bletarisë në White House. Iniciativa përfshin vendosjen e koshereve të reja në Kopshtin Jugor, me synimin për të rritur prodhimin e mjaltit dhe për të forcuar ekosistemin lokal.

Instalimi i fundit përbëhet nga një koshere funksionale e ndërtuar në formën e një miniaturë të Shtëpisë së Bardhë, realizuar nga një mjeshtër vendas. Struktura strehon dy koloni bletësh dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit. Sipas burimeve zyrtare, kjo shtesë do të sjellë një rritje prej rreth 30 paundësh (afërsisht 13–14 kilogramë) mjaltë në vit, duke e çuar prodhimin total në rreth 230 deri në 255 kilogramë në vit.

Programi i bletarisë në këtë institucion ka nisur që në vitin 2009, gjatë presidencës së Barack Obama, si pjesë e një iniciative më të gjerë për të mbështetur pjalmimin natyror të kopshteve dhe zonave përreth National Mall. Bletët kanë një rol thelbësor në ruajtjen e biodiversitetit dhe në funksionimin e ekosistemeve urbane.

Mjalti i prodhuar në ambientet e Shtëpisë së Bardhë përdoret nga kuzhinierët rezidentë në përgatitjen e një sërë recetash, përfshirë pije, sallata dhe ëmbëlsira. Kjo nismë konsiderohet pjesë e përpjekjeve për të promovuar vetë-mjaftueshmërinë dhe praktikat e qëndrueshme në një nga rezidencat më të rëndësishme në botë.