Sat, Aug 22, 2026

Lamallari e shkarkoi, reagon Arben Cara: Askush nuk e kupton se ku u mor vendimi i gabuar…

Lamallari e shkarkoi, reagon Arben Cara: Askush nuk e kupton se ku u mor vendimi i gabuar…
  • PublishedAugust 22, 2026

Nga Arben Cara:

🔥

Sa mjete kishit ?

Nuk më ka pyetur pothuajse askush:

Çfarë vendimesh u morën në ato pak minuta kritike?

Ne kemi ndërtuar një kulturë ku serioziteti matet me gjëra të numërueshme:

🚒 Sa zjarrfikëse dolën.
💧 Sa ton ujë u hodhën.
🚁 Sa fluturime bëri helikopteri.
✈️ Sa avionë erdhën nga jashtë.

Këto numra janë të bukur, janë të fotografueshëm dhe kanë një cilësi të pakontestueshme: numërohen. Por, sado e madhe të jetë shifra, ajo nuk mjafton.

Nëse zjarri shuhet, themi: mjetet e shuan.

Nëse zjarri nuk shuhet, themi: mjetet nuk mjaftuan. Në të dyja rastet, askush nuk ka gabuar. Dhe kërkesa për vitin tjetër bëhet sërish e njëjtë:

Kam parë zjarre të mëdha të humbura me njëzet automjete në terren dhe zjarre të mëdha të fituara me pesë. Dallimi nuk ishte gjithmonë sasia. Dallimi ishte nëse dikush kishte menduar, në orën e parë, se ku do të ishte zjarri në orën e katërt..

🧠 Zjarri kërkon mendje…

Do të them diçka që ndoshta nuk më sjell shumë simpati, por është e vërtetë dhe e di çdo profesionist që ka drejtuar një zjarr të madh:

Mjeti ajror nuk e shuan i vetëm zjarrin e madh.

Ai ngadalëson një krah, ftoh një front, blen minuta.

Punën përfundimtare e bën njeriu në tokë: me vijë, me ekip dhe me mjet dore. Nëse pas hedhjes nuk ka ekip që e konsolidon menjëherë zonën, uji avullon dhe zjarri mund të rikthehet.

Por avioni ka një veçori tjetër:

✈️ Ai fluturon në lajmet e orës tetë.

I tregon qytetarëve se shteti erdhi. E mbyll debatin publik për 24 orë. Por zjarri nuk përfundon sepse nuk shihet më flaka. Mos shihni vetëm flakët e larta dhe përvëluese.

🔥 Djegia pa flakë mund të vazhdojë në shtresën e humusit, në rrënjë, në trungje të zbrazëta dhe në grumbuj gjethesh. Kjo djegie mund të ecë ngadalë, por të ruajë temperaturë për një kohë të gjatë.

Ky është rreziku i “injoruar”.

Ai që shkakton dëme të mëdha. Ai për të cilin shpesh askush nuk mban përgjegjësi, sepse askush nuk e kupton se ku u mor vendimi i gabuar. Sepse komandanti pa flakët të ulen dhe u largua.

Faza e ftohjes nuk u konsiderua operacion, perimetri nuk u kontrollua i gjithi, shkaku nuk u hetua. Dhe kur them shkaku, nuk nënkuptoj vetëm pirromanin.

🧭 Nëntë parime për komandantin e zjarrit
1️⃣ Vendos mbi të ardhmen, jo mbi të tashmen

Mjeti që niset tani mund të mbërrijë pas 40 minutash, në një zjarr krejt tjetër. Çdo vendim merret kundrejt zjarrit të projektuar, jo vetëm atij të raportuar.

Komandanti nuk pyet vetëm:

Ku do të jetë zjarri kur ekipi të mbërrijë atje ?

2️⃣ Vendimi i ftohtë në minutën e pestë është më i mirë se vendimi në panik në orën e tretë. Komandanti duhet të paracaktojë kriteret, jo të improvizojë reagimet. Nëse era ndryshon drejtim dhe kalon një prag të përcaktuar, sektori tërhiqet. Nëse fronti kalon një vijë të caktuar, evakuimi fillon. Vendimi i mirë është ai që është menduar përpara se të bëhet urgjent.
3️⃣ Vendos brenda ritmit të zjarrit, jo brenda ritmit të institucionit. Sa më i shpejtë zjarri, aq më e shkurtër duhet të jetë hierarkia.
🔥 Zjarri nuk pret shkresën.
🔥 Zjarri nuk pret mbledhjen.
🔥 Zjarri nuk pret zinxhirin e gjatë të miratimeve.
4️⃣ Në orën e parë ndërto strukturën e komandimit

Gjëja më e vlefshme që bën komandanti nuk është të japë pafund urdhra taktikë. Është të ndërtojë strukturën që do t’i mbajë urdhrat e ardhshëm si;

• Komandë.

• Komunikim.

• Sektorë.

• Informacion.

• Siguri.

• Logjistikë.

5️⃣ Pa taktikë në vazhdimësi nuk ka strategji

Komandanti që reagon vetëm ndaj asaj që sheh në çdo moment nuk po drejton zjarrin. Po ndjek zjarrin. Strategjia ndryshon kur ndryshojnë kushtet.

6️⃣ Vendos duke ditur gjithmonë ku janë njerëzit
👨‍🚒 Asnjë objektiv taktik nuk është më i rëndësishëm se siguria e ekipit.

Komandanti duhet të dijë:

Ku janë njerëzit? Ku do të jenë? Nga do të dalin? Çfarë rreziku po afrohet?

7️⃣ Rendit prioritetet e panegociueshme…

Prioritetet nuk ndryshojnë sepse presioni mediatik ndryshon.

8️⃣ Pyet: A lejohet fizikisht kjo metodë ?

Gjatësia e flakës, rrezatimi termik, era, terreni dhe sjellja e zjarrit janë kufij fizikë, jo sugjerime. Nuk mund të urdhërosh një ekip të hyjë në një situatë që fizikisht nuk lejon mbijetesën e tij.

Taktika duhet t’i bindet fizikës.

9️⃣ Tërheqja dhe evakuimi nuk janë dështim
↩️ Tërheqja është kompetencë.
🚨 Evakuimi është vendim komandimi.

Komandanti i mirë nuk matet vetëm me sa metra përparoi. Matet edhe me faktin nëse kuptoi në kohë se kur duhej të ndalonte, të tërhiqej dhe të ndryshonte plan.

⚠️ Por nëntë parime nuk zgjidhin çdo zjarr

As nëntë, as nëntëmbëdhjetë, sepse parimet nuk vendosin. Vendos njeriu.

Dhe njeriu vendos ashtu siç është përgatitur të mendojë, jo thjesht ashtu siç është urdhëruar të veprojë. Një listë e mësuar përmendësh nuk ka shpëtuar kurrë një situatë. Trajnimi i mendimit, përvoja, simulimi dhe kultura e komandimit.

🎯 Në fund, problemi nuk është vetëm sa mjete kemi

Një avion mund të kushtojë sa një pjesë shumë e madhe e buxhetit vjetor të një shërbimi. Një njeri i trajnuar për të menduar mirë në minutat kritike kushton shumë më pak.

Dhe këtu është paradoksi: Ne investojmë miliona në kapacitetin për të reaguar, por shumë më pak në kapacitetin për të vendosur. Çdo verë e bëjmë të njëjtën zgjedhje.

Dhe çdo shtator e paguajmë.

🔥 Zjarri nuk luftohet vetëm me ujë.
🚒 Nuk luftohet vetëm me mjete.
✈️ Nuk luftohet vetëm nga ajri.

Zjarri luftohet nga vendimi i duhur, në kohën e duhur, nga njeriu i duhur. Sepse vendimi i mirë nuk ka gjithmonë pamje televizive. Nuk fotografohet, nuk numërohet në raport, nuk bëhet gjithmonë lajm.

Por ka një veçori:

Pasojat e tij të mira janë të padukshme.

Sepse janë pikërisht ato gjëra që nuk ndodhën.

Dhe ky është ndoshta suksesi më i madh i një komandanti zjarri🧑‍🚒🚒🔥
Reklamë