Mon, Oct 26, 2026

Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja

Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja
  • PublishedOctober 26, 2026

Jasir Asani do të ftohet sërish te Kombëtarja e Shqipërisë sipas raportimeve të fundit në Iran.

Gazetari Erfan Hoseiny publikoi lajmin surprizë pikërisht më 26 tetor. Vetëm tri ditë më parë, Asani shënoi në barazimin 1-1 të Esteghlal përballë Chadormalu.

Asani reagoi pasi ftesa për të në sfidat e shtatorit dhe tetorit mungoi nga Maran. Tashmë rikthimi i tij mund të vijë në nëntor për Ligën e Kombeve, teksa për të do të ishte hera e parë nën drejtimin e Maran.

Shqipëria ka vuajtur në krahun e djathtë të sulmit. Aty ku asnjë futbollist që u aktivizua në katër ndeshje, nuk e kishte pozicionin e tij natyral. Vetëm Sabah Kerjota ishte sulmues i djathtë në listën e ftesave, megjithatë çdo ndeshje e ndoqi nga tribuna.



“ ✓”