Tue, Oct 27, 2026

Ligue 1/ PSG mund Lyon 2-0, fitorja e 8-të radhazi për kampionët në të gjitha kompeticionet

Ligue 1/ PSG mund Lyon 2-0, fitorja e 8-të radhazi për kampionët në të gjitha kompeticionet
  • PublishedOctober 27, 2026

Paris Saint-Germain rikthehet në krye të Ligue 1. Kampionët francezë triumfuan 2-0 ndaj Lyonit, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi në të gjitha kompeticionet dhe duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalon skuadra e Luis Enriques.

Përballja mes dy ekipeve ishte parashikuar të zhvillohej të dielën, por u shty me 24 orë për shkak të protestave masive në Paris. Në fushë, të dyja skuadrat dhuruan një duel të luftuar, me Lyonin që arriti t’i rezistonte presionit të vendasve për pjesën më të madhe të takimit.

Kur dukej se miqtë po e mbanin të paprekur portën, ishte Senny Mayulu ai që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. I futur në fushë si zëvendësues, talenti i PSG-së iu deshën vetëm shtatë minuta për të lënë gjurmën e tij, duke realizuar një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga rreth 18 metra. Një moment vendimtar, që zhbllokoi takimin dhe i dha më shumë qetësi skuadrës pariziene.

Lioni u përpoq të reagonte, por PSG-ja shfrytëzoi hapësirat e krijuara për të goditur sërish. Dymbëdhjetë minuta pas golit të parë, Mika Godts përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe me një finalizim të saktë dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 2-0 për vendasit.

Ky sukses merr një rëndësi të veçantë për parisienët, të cilët rikthehen në vendin e parë të kampionatit francez, me një pikë më shumë se Rennes. Nga ana tjetër, Lyoni mbetet në vendin e pestë, pasi nuk arriti të përballonte presionin e kundërshtarit në minutat vendimtare.

PSG-ja vazhdon kështu marshimin drejt objektivave të sezonit, ndërsa seria e fitoreve konfirmon ambiciet e kampionëve francezë për të ruajtur fronin në Ligue 1.



“ ✓”