Barcelona merr vendimin, ylli mungon në Champions
Barcelona ka bërë të ditur se Lamine Yamal po përballet me disa shqetësime të lehta në kyçin e këmbës së djathtë.
Për të shmangur çdo rrezik të përkeqësimit të gjendjes së tij, stafi mjekësor ka vendosur që talenti spanjoll të mos jetë pjesë e skuadrës për përballjen e radhës ndaj Sabahut në Champions.
“Lojtari i ekipit të parë, Lamine Yamal, ka shqetësime të lehta në kyçin e djathtë të këmbës. Si masë parandaluese, ai do ta humbasë ndeshjen ndaj Sabahut dhe do të jetë në dispozicion për takimin e së dielës së ardhshme kundër Deportivos”.
