Fri, Oct 3, 2025

Manchester City, Guardiola para Champions : Ja situata e Rodrit

  • PublishedOctober 1, 2025

Manchester City, Guardiola para Champions : Ja situata e Rodrit

Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions kundër Monacos. Trajneri i Manchester Cityt, u ndal edhe tek dëmtimi i Rodrit.

Sipas teknikut, mesfushori spanjoll, i cili humbi ndeshjet kundër Huddersfield dhe Burnley pasi luajti si titullar kundër United, Napoli dhe Arsenal, mund të kthehet në skuadër.

“Ai po ndihet më mirë sesa ndihej kundër Burnley. Lëndimet afatgjata janë të ndërlikuara: Carvajal te Real Madrid ose Bernal te Barcelona kishin probleme të ngjashme.

Rodri nuk ishte gati javën e kaluar, por sot është, dhe nesër do ta shohim. Ai ende nuk mund të luajë tre ndeshje në javë; do të duhet një vit për të rifituar formën e plotë fizike. Ai do të vendosë nëse ndihet gati”- tha Guardiola.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net