Zbardhja e dosjes së korrupsionit të Belinda Ballukut, deputeti i PD: Tregoi degradimin në majat më të larta! E pësoi si Beqir Balluku
Ish-deputeti i PD-së Asllan Dogjani ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në Oponencë në News24, teksa foli me moderatorët Shpend Gashi dhe Anduena Llabani mbi përgjimet e dala të dosjes Balluku.
Dogjani thekson se kemi të bëjmë me një degradim në nivelin më të lartë në komunikim.
Sakaq, shton se këto përgjime hedhin poshtë të gjithë propagandën qeveritare dhe mjafton për ta rrëzuar atë.
Më tej bëri dhe një analogji mes Belinda Ballukut dhe gjyshit të saj Beqir Balluku në kohën e komunizmit.
Asllan Dogjani: Mendoj se ky është fundi i pushtuesit i Edi Ramës me gjithë klikën e tij. Dorëheqja jepet kur je në demokraci. Diktatorët nuk japin dorëheqje, diktatorët rrëzohen. Ç’demokraci zeza je kur njerëzit sot për shkak të kësaj propagandës, janë në presion të madh. Ne nuk duhet të jemi pesimist. Shqiptarët kanë dhënë prova, do t’i rrëzojnë këta.
U shkatërru Beqir, Kadriu, çfarë ndodhi në atë kohë? Enveri luajtshi mendsh dhe i dukej se do e rrëzonin. Edhe ky duke qenë kaq i pushtetshëm aludon do më marrin pushtetin. Pavarësisht se jam i bindur si gjithë qytetarët se Edi Rama merret me detaje të vogla. Ju mendoni se vidhen 50 mln euro në tunelin e Llogarasë pa dijeninë e Edi Ramës.
U ka ardhur fundi në disa drejtime. Tregon degradimin, në majën më të lart komunikon me atë gjithë, ka ardhur si pasojë e vazhdimësisë, se kanë bërë pazare më parë dhe janë prishur.
