Thu, Nov 6, 2025

Humbja në Champions rezulton fatale, klubi i tregon derën trajnerit

  • PublishedNovember 6, 2025

John Heitinga nuk është më trajner i Ajax. Klubi holandez ka larguar teknikun, pas humbjes në Champions ndaj Galatasaray me shifrat 0-3.

“Ajax ka pezulluar John Heitinga me efekt të menjëhershëm. Kontrata e trajnerit duhej të skadonte më 30 qershor 2027, por tani do të ndërpritet.

E njëjta gjë vlen edhe për ndihmëstrajnerin Marcel Keizer. Ajax është në kërkim të një trajneri të ri; ndërkohë, Fred Grim do të marrë përsipër detyrat e Heitinga”, shkruhet aty.