Fri, Nov 7, 2025

LIVE/ “Andorra, skuadër që duhet respektuar”, Sylvinho para dy ndeshjeve të fundit: I lumtur për rikthimin e Ismajlit e Tucit

  • PublishedNovember 7, 2025

25 legjionarë për një qëllim, të sigurojnë për herë të parë prezencën në fazën “play-off” të një Botërori. Në nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë, Shqipëria luan për të siguruar vendin e dytë në Grupin K, një objektiv që pritet të vendoset që më 13 nëntor, kur kuqezinjtë luajnë në transfertë përballë Andorrës, ku fitorja është detyrim, ndërsa Serbia udhëton në Angli, një fitore e mundshme e “Tre Luanëve” i dhuron matematikisht vendin e dytë Shqipërisë një xhiro përpara fundit. Në kushte të tillë, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë fazës kualifikuese, trajneri i Sylvinho i ka besuar sërish të njëjtin grup, me dy ndryshime të vogla në raport me ndeshjet e tetorit, rikthehet në Kombëtare pas dëmtimit Ardian Ismajli, ndërsa një festë ka siguruar edhe Indrit Tuci, me sulmuesin që po kalon një moment të mirë në Turqi. Bie në sy mungesa e Marash Kumbullës, me qendërmbrojtësit që me sa duket nuk është rikuperuar plotësisht, vendin e tij e ka marrë sërish Klisman Cake, pjesa tjetër nuk ndryshon:

Në këtë momente në ambjentet e “Shtëpisë së Futbollit”, trajneri Sylvinho po zhvillon konferencën për shtyp në prag të nisjes së grumbullimit për dy ndeshjet e fundit në Grupin K, kualifikues. Fillimisht ai u ndal të fliste për lojtarët e thirrur nga ai për këto dy sfida:

Jemi prej 3 vitesh këtu. Jemi në një moement tepër të rëndësishëm në këto kualifikuese. Nuk ka qenë politika jonë jo vetëm tani por edhe përpara që të marrim lojtarë që luajnë 100% në klubet e tyre. Per shembull Nedim Bajrami nuk po merr minuta me klubin e tij, por mua më ofron siguri. Në këto 3 vite ai është golashënuesi më i mirë i kombëtares me 7 gola. Më thoni dot cili është golashënuesi më i mire i kombëtares tone këto 3 vite.

Në lidhje me sfidës e radhës ndaj Andorrës dhe rëndësinë që ajo ka për të siguruar vendin e dytë, tekniku Brazilian u shpreh:

E njoh skuadrën e Andorrës. E respektoj shumë këtë skuadër. Ata japin gjithmonë maksimumin. Ndaj Serbisë me pak fat mund të merrnin barazimin. Nuk duam të bëjmë llogari. Do të jetë ndeshje e vështirë për tu fituar. Megjithatë ekipi ynë ka përshkruar deri më tani një rrugëtim tepër pozitiv. Në fushë do të hyjmë për të fituar.

Sa të rëndësishëm janë rikthimet e Ismajlit dhe Tucit?

Sigurisht Ismajli është një lider. Do të na shërbejë shumë rikthimi i tij. Është një lojtar që kam shumë besim, tashmë është rikthyer të jetë sërish në formë. Tuci është një lojtar inteligjent. Do të jetë një bonus për ne që ta kemi në dispozicion për këto dy ndeshje.