Fri, Nov 7, 2025

Surprizë e hidhur për Bastonin, hajdutët i bastisin shtëpinë, i vjedhin dy ora Rolex

  • PublishedNovember 7, 2025

Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Inter, është përballur me një surprizë të hidhur gjatë kohës kur është kthyer në shtëpinë e tij, pas ndeshjes kundër Kairat Almaty në Champions.

Shtëpia e tij, një vile shumë e bukur në një provincë në Bergamo, ishte bastisur nga hajdutët.

Nuk është ende e qartë se çfarë kanë marrë hajdutët, por sipas mediave lokale bëhet fjalë për disa sende me vlerë ku përfshihen edhe dy ora Rolex. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash pasi alarmi kishte renë menjëherë sapo hajdutët ishin futur në shtëpi.

()