Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja
I ftuar diten e sotme në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, për një bisedë pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës, Grida Dumen. Gjatë intervistës, Salianji u pyet se si ndihet një burrë që ka pranë vetes një grua që është konsideruar prej kohësh një figurë model në skenën publike shqiptare, si në politikë, ashtu edhe tani në televizion. Mes ndjeshmërisë dhe krenarisë, ai u shpreh:
Pyetja– Si ndihet një burrë si Ervin Salianji që historinë e tij të dashurisë e ka të konkretizuar me një prej grave më model në Shqipëri, që ka frymëzuar dhe kur ka qenë në politikë dhe vazhdon e frymëzon në televizion? Sa është ritmi juaj i të qenurit krenar?
Salianji– Është shumë. Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por dhe e botëkuptimit, edhe e ndërtimit të gjithë asaj që unë jam. Siç e keni parë, e kam mbajtur aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja.
Në studio, Salianji la të kuptohet qartë se marrëdhënia me Dumen është jo vetëm një lidhje dashurie, por edhe një bashkëudhëtim në vlera, vizion dhe mbështetje reciproke.
