“Zhduket” Isak, blerja e bujshme e Liverpool nuk është ende gati, e konfirmon Slot
Man.City-Liverpool është super sfida që ofron java e 11-të në Premier League. Për fat të keq, këtij takimi do t’i mungojë blerja më e shtrenjtë në historinë e Anglisë, Aleksandër Isak, me sulmuesin suedez që nuk është rikuperuar plotësisht, fakt që e pranon edhe trajneri Arne Slot:
“Stafi ynë po bën një punë të shkëlqyer me Isak, por për momentin nuk mund të stërvitet apo të punojë me pjesën tjetër të ekipit, pra i duhet ende kohë”, u shpreh Slot.
Prej 4 javës, Isak është jashtë si pasojë e një dëmtimi në muskujt e barkut.
()
