Pas fejesës, Afrona Dika drejt altarit?
Javën e kaluar ju bëmë me dije se Afrona Dika është fejuar! Këtë e ka zbuluar dhe vetë bukuroshja ku tha se është fejuar me partnerin e saj të ri dhe e ka ndarë këtë lajm të bukur me publikun.
Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo tregoi se është e lumtur dhe e përmbushur pranë të fejuarit, por ka zgjedhur të mbajë identitetin e tij të fshehur për arsye private.
“Unë dua ta mbaj lidhjen private sepse dua ta ruaj lidhjen tonë dhe atë si person publik,” u shpreh Afrona, duke theksuar dëshirën për të jetuar këtë kapitull të ri të jetës pa ndikimin e vëmendjes mediatike.
Afrona ka preferuar të mbajë lidhjen e saj larg syrit të publikut, duke synuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qetë. Ajo theksoi se është e rëndësishme të shijojë çdo moment të kësaj periudhe, pa presionin që shpesh vjen me statusin publik.
Gjatë intervistës, ajo gjithashtu ndau disa detaje mbi mënyrën se si partneri i saj ia ka rrëmbyer zemrën dhe për planet që ka për të ardhmen, duke përfshirë dëshirën për të krijuar një familje. Pavarësisht se nuk ka dhënë shumë informacion mbi dasmën, Afrona tregoi se është e gatshme për të bërë hapa të rëndësishëm në jetën e saj private.
