Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 U-17/ Kombëtarja nis nesër grumbullimin në Kroaci, trajneri Tafaj fton 20 lojtarë
Kombëtarja shqiptare U-17 nis të dielën grumbullimin për sfidat e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026. Përfaqësuesja jonë është pjesë e grupit 8 së bashku me Holandën, Kazakistanin e Kroacinë. Këta të fundit do të jenë edhe pritës të mini-turneut të këtij raundi.
Trajneri Fatjon Tafaj ka grumbulluar 20 lojtarë për këto sfida të rëndësishme, dy prej të cilëve portierë, 8 mbrojtës, 6 mesfushorë dhe 5 sulmues. Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin direkt në Kroaci, ku do të zhvillojnë edhe përgatitjet për këto kualifkuese.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të këtij raundi kundër Holandës më 11 nëntor në ora 13:45. Sfida e dytë e kuqezinjve është ajo ndaj vendasve të Kroacisë, më 14 nëntor në ora 11:30 ndërsa përballja e fundit e këtij grupi do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në ora 11:30.

