Sat, Nov 8, 2025

Shqiptarët shkëlqejnë në Serie A, mesfushori i kombëtares përzgjidhet lojtari i ndeshjes

  • PublishedNovember 8, 2025

Lecce barazoi pa gola ndaj Veronës, duke marrë një pikë të rëndësishme në kampionat. Vazhdon me formën e mirë mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha.

Berisha u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa në këtë sfidë, dha dy pasime kyçe dhe regjistroi 3 gjuajtje.

Përformancë pozitive mund të konsiderohet edhe ajo e mesfushorit tjetër të kuqezinjve, Ylber Ramadani.

Lecce renditet në vendin e 15-të dhe synon mbijetesën.