“Ndihem në faj”/ Kiara Tito flet për filmin dhe për mungesën e kohës me Lunën
Sot në emisionin “Wake Up”, Kiara Tito ishte bashkemoderatore, duke ndarë me publikun detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale. Ajo foli për projektin e ri filmik që po realizon së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejllin, duke zbuluar sfidat dhe emocionet që po përjeton gjatë kësaj periudhe të ngarkuar pune.
Kiara tregoi se puna intensive për filmin e ri po e mban larg familjes, dhe sidomos nga vajza e saj, Luna.
“Nuk takoj shpesh Lunën, ndihem shumë në faj,” rrëfeu ajo. Moderatorja shtoi se, pavarësisht ngarkesës së madhe, po përpiqet të balancojë karrierën me jetën personale, edhe pse shpesh ndjen mungesën e momenteve të përbashkëta me vajzën.
Filmi me Luizin duket se ka marrë shumë vëmendje që në fazën e parë të produksionit, dhe Kiara ka premtuar se do të zbulojë më shumë detaje për publikun në ditët në vijim. Ajo theksoi se projekti po i jep mundësinë të sfidojë vetveten në plane të ndryshme artistike.
Gjatë intervistës, Kiara u shpreh se përtej ekranit, roli i nënës mbetet gjithmonë prioritet për të, dhe se mallin për vajzën e saj e bën të ndjejë edhe më shumë përgjegjësi për të menaxhuar kohën dhe përkushtimin në projektet e saj.
