Wed, Nov 19, 2025

Si e ngatërroi Romeon me Donaldin, Bora Zemani:Më ra ‘bomba’ kur më tha…

Si e ngatërroi Romeon me Donaldin, Bora Zemani:Më ra ‘bomba’ kur më tha…
  • PublishedNovember 19, 2025

Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn. Teksa biseda u ndal te ngjashmëria e tij me vëllanë binjak, Romeon, Bora tregoi edhe një situatë komike kur nuk e ka dalluar zërin e tij në telefon.

“Kam marrë në telefon Donaldin, i cili kishte harruar telefonin diku. Më hap telefonin Romeo. Unë flas normalisht ku je, më tha çfarë të duhet ty ku jam. Je mirë i thash. Ik moj tha mos më merr mua në telefon. Më ra bomba, nuk e imitoj dot. E mora sërish në telefon, isha gati për një sherr të madh, ai qeshte nga ana tjetër,” tregoi më tej Bora.

Gjatë intervistës ajo foli edhe për një ftesë të mundshme për të qene pjesë e edicionit të këtij viti “Big Brother Vip Albania 5”. Moderatorja tregoi se për të ajo eksperiencë është e vështirë dhe nuk beson se do e bënte dot, ndërsa shtoi se edhe pse nuk ka qenë kurrë pjese e shtëpisë, ajo e ka përjetuar njësoj eksperiencën kur Donaldi ishte banor. “Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot. Në këto kushte që kam qenë i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale”, tha Bora mes të tjerash.