Sat, Jan 17, 2026

Selin-Mirit: Je si babi im, banori: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin-Mirit: Je si babi im, banori: A do ta takoj ndonjëherë?
  • PublishedJanuary 17, 2026

Miri dhe Selin kanë biseduar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5, ku gjatë dialogut është përmendur edhe babai i banores.

Teksa Miri po i përsëriste një mendim, Selin iu drejtua me fjalët: “Më duket sikur e kam përballë, por nuk e beson njeri”, duke lënë të kuptohet ngjashmëria mes babait dhe situatës aktuale.

Më pas këngëtari e pyeti nëse do ta takonte ndonjëherë jashtë shtëpisë, dhe balerina iu përgjigj me rezervë: “Nuk e di, ndoshta edhe e ke mërzitur”. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi jashtë shtëpisë babai i Selinit ka qenë kritik ndaj Mirit, duke e quajtur atë “zhigolo dhe pervers” dhe duke thënë se ai bën gjithçka për famë dhe lekë.

Pjesë nga biseda mes dy banorëve:

Selin: Nuk e beson njeri. Po ti je fiks, fiks, fiks.

Miri: Fiks si çfarë?

Selin: Fiks si ta kam lënë emrin. Fiks sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Miri: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin: S’e di. Ndoshta edhe e ke mërzitur.

Miri: Jo, s’kam mërzitur njeri. Edhe ai e di se çfarë bëj unë këtu.

Selin: S’e di.

Miri: E di pra. Kur thua fiks, ai e kupton se çfarë bëj unë.