Sun, Jan 18, 2026

Deklarat e Keijsit për Mirin, këngëtari i kërkon avokatit të ngrejë padi!

Deklarat e Keijsit për Mirin, këngëtari i kërkon avokatit të ngrejë padi!
  • PublishedJanuary 17, 2026

Disa debate të ashpra kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku protagonistët kryesorë ishin Miri dhe Keijsi.

Të dy banorët kaluan në ofendime dhe përplasje, me Mirin që gjatë Prime-t të së shtunës i kërkoi avokatit të tij të ngrinte padi ndaj Keijsit për deklaratën e tij në Prime-t të kaluar, ku u shpreh se këngëtari ka blerë lule në dyqanin e Stelinës për një lidhje jashtëmartesore.

Miri: I bëj thirrje avokatit tim dhe personit që kam përgjegjës përjashta për të ngritur një padi për Kiejsin për prishje imazhi, denigrim të figurës time dhe familjes time. Ai avokat të marrë masa dhe ta çojë çështjen deri në fund. Kjo çështje nuk duhet të qëndrojë vetëm në ekran. Nuk mund të lejoj një personazh si Keijsi të merret me imazhin tim. Baza është te Prime i kaluar kur ky person shpifi për mua që çoj lule atje ku i çoj. Plus edhe fjalori që ka përdorur për mua që pas atij Prime. Fjalorin kaq të ulët llum e ka nisur Keijsi duke më thënë morr, morracak, do të shtyp, do të gjuaj me shapkë, do të nxjerr përjashta edhe ca fjalë të tjera. Reagimi im do vijë njëherë dhe kërkoj falje për atë fjalor që kam përdorur, por do vijë një kundër-reagim. I gjithë fjalori im është kundërpërgjigje kur ky personazh bashkë me të tjerë kanë denigruar figurën time jashtë. E kam vetëm me Keijsin personalisht. Ajo padi nis me shpifjen që ka bërë Prime-n e kaluar. Shpifje është kur thotë ke marrë lule në dyqanin x person dhe ja ke çuar dashnores.

Keijsi: Sidomos këtë javë, gjithë ato që kanë dalë nga goja ime kanë qenë kundërpërgjigje ndaj ofendimeve. Filloi që te pulsanti me Kristin. Vjen Miri që thotë e di ti çfarë bëhet jashtë. Këto gjëra që i kam thënë unë janë kundërpërgjigje. Ofendimi tjetër, kur unë i kam thënë Kristit zonjushë, unë jam bullizuar. Kurse kur zotëria më ka thënë mbretëresha, qen i ngordhur dhe kur i kthej unë përgjigje më hidhen të gjithë në fytyrë. Të bëj një burrë për një krevat dhe fjalët që i ka thënë Eriku burrë-grash…

Miri: Ma shpjego pak burrë-grash.

Erik: Burrë që merret me fjalët e grave.

Miri: Jo, unë jam burrë i vetëm një gruaje.

Angelo: Është absurde që na i solli Keijsi të gjitha këto në shtëpi, kafshë pylli ishte fjala më e rëndë deri atëhere dhe tani dëgjojmë ofendimet më të rënda. Do të të nxjerrë publiku shqiptar.

Erik: Konteksti burrë-grash është si një burrë që merret me llafe grash. Nuk ma tregon dot Miri se me kë do rri unë.