Ndodh puthja e parë zyrtare e këtij sezoni të “BBVA”
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është shënuar momenti i parë romantik i këtij sezoni, duke ndezur menjëherë reagimet e publikut dhe rrjeteve sociale. Banorët Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, një veprim që ka konfirmuar se mes tyre tashmë ka diçka më shumë se miqësi.
Ngjarja ndodhi në një moment intim mes dyshes, ku fillimisht u panë të afërt dhe të përqafuar, për të kaluar më pas në puthje, duke thyer kufijtë e raportit shoqëror që kishin ruajtur deri tani brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ky moment u konsiderua nga ndjekësit si puthja e parë zyrtare e sezonit.
![]()
Ina dhe Keijsi janë fytyra të njohura për publikun shqiptar, pasi më herët kanë qenë pjesë e programit “Për’Puthen” në Top Channel. Pikërisht aty, historia e tyre kishte krijuar diskutime, pasi Keijsi kishte qenë në një lidhje me Stelinën, marrëdhënie që përfundoi dhe për të cilën Keijsi kishte deklaruar se një nga arsyet ishte afrimiteti i Inës.
Kur hynë në Big Brother VIP, të dy u shfaqën si shokë të mirë, duke mohuar çdo ndjenjë romantike mes tyre. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se raporti ka marrë një kthesë të papritur, duke shtuar kuriozitetin e publikut për vijimin e historisë së tyre.
Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga fakti se Ina dhe Keijsi ndodhen aktualisht në televotim, së bashku me Mirin, Selin dhe Lornën, çka e bën këtë moment edhe më vendimtar për fatin e tyre në lojë. Mbetet për t’u parë nëse romanca e re do t’i shpëtojë nga eliminimi apo do të sjellë tensione të reja brenda shtëpisë.
