Pas humbjes së Shpatit, Selvija nuk dorëzohet: vazhdon misionin për djalin në Itali
Selvije Jao ka ndarë me ndjekësit një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të vështirë, por plot shpresë, në Itali. Ajo ka bërë të ditur se ka siguruar lejen e qëndrimit për tre vitet e ardhshme, një dokument që i hap rrugën vazhdimit të trajtimeve dhe terapive të nevojshme për djalin e saj, Roelin.
Italia ishte destinacioni ku ajo dhe bashkëshorti i ndjerë, Shpati, udhëtuan me shpresën për t’i ofruar të birit kujdesin më të mirë mjekësor dhe mbështetje profesionale, veçanërisht në aspektin e terapisë logopedike. Fatkeqësisht, aty ndodhi edhe ndarja e parakohshme nga jeta e Shpatit, një humbje që tronditi familjen dhe opinionin publik.
Pavarësisht dhimbjes, Selvija ka zgjedhur të mos ndalet. Ajo po e vazhdon misionin e nisur së bashku, duke u fokusuar tek shëndeti dhe e ardhmja e Roelit. Leja e qëndrimit përfaqëson jo vetëm një status ligjor, por edhe një garanci se terapitë dhe shërbimet që djali i saj ka nevojë do të vazhdojnë pa pengesa.
Në mesazhin e saj, ajo thekson se gjithçka që po bën është në emër të amanetit të Shpatit dhe dashurisë për djalin, duke premtuar se do ta çojë këtë rrugëtim deri në fund.
Postimi i Selvijes i ndare ne story:
![]()
