Sat, Jan 24, 2026

Lamtumirë dashurisë? Veprimi i fundit i Ronela Hajatit ndez dyshimet për ndarje

Lamtumirë dashurisë? Veprimi i fundit i Ronela Hajatit ndez dyshimet për ndarje
  • PublishedJanuary 24, 2026

Ronela Hajati ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë, këtë herë jo për një projekt të ri muzikor, por për zhvillimet në jetën e saj personale.

Disa muaj më parë, këngëtarja surprizoi ndjekësit duke bërë publike lidhjen e saj të dashurisë përmes postimeve romantike në rrjetet sociale. Foto dhe video krah partnerit, momente intime dhe mesazhe plot emocion u pritën me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët e përgëzuan për lumturinë dhe nisjen e këtij kapitulli të ri në jetën e saj.

Megjithatë, së fundmi, një veprim i papritur ka ngritur dyshime. Ronela ka fshirë nga profili i saj të gjitha postimet ku shfaqej me partnerin, duke lënë vetëm përmbajtje profesionale dhe personale. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë kanë nisur të aludojnë për një krisje në marrëdhënie apo për një ndarje të mundshme.

Komentet dhe pyetjet në rrjetet sociale janë shtuar, ndërsa fansat po përpiqen të kuptojnë se çfarë fshihet pas këtij vendimi. A bëhet fjalë për një periudhë reflektimi, për dëshirën për të ruajtur privatësinë, apo për fundin e një historie dashurie?

Deri më tani, Ronela ka zgjedhur të mos reagojë publikisht dhe të ruajë heshtjen, duke e lënë situatën të hapur për interpretime dhe duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.