Wed, Jan 28, 2026

“Godet” lojtari gjerman: Trump na bën të ndihemi jo vetëm gjermanë, por edhe evropianë

“Godet” lojtari gjerman: Trump na bën të ndihemi jo vetëm gjermanë, por edhe evropianë
  • PublishedJanuary 28, 2026

Leon Goretzka , i njohur për opinionet jashtë futbollit, foli për atmosferën në Gjermani para Kupës së Botës. Mesfushori 30-vjeçar gjerman komentoi deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi se do ta merrte Groenlandën me forcë dhe e përshkroi Evropën si “të dobët”.

“Donald Trump na bën të ndihemi jo vetëm gjermanë, por edhe evropianë. Sigurisht, jam në dijeni të debateve politike. Ende pres që turneu (Botërori) të jetë një eksperiencë e shkëlqyer do të promovojë futbollin atje dhe do të tregojë se shumë njerëz duan të shohin një lojë tepër emocionuese”.