Pas eliminimit nga ‘BBVA’, Keijsi zbulon nëse ka ende ndjenja për Inën
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili mbrëmjen e kaluar u përjashtua nga gara e “Big Brother VIP Albania 5” pas hapjes së Zarfit të Zi, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend. Gjatë intervistës, ish-banori foli hapur për eksperiencën e tij në lojë, marrëdhëniet me banorët dhe veçanërisht për raportin me Inën, i cili ka qenë ndër më të komentuarit nga publiku.
Teksa po diskutohej situata e debatit, ku Ina u cilësua si nxitëse e sherrit, Keijsi u shpreh se reagimi i tij kishte ardhur natyrshëm, duke theksuar se sipas tij, asnjë mashkull nuk do ta pranonte një situatë të tillë kur bëhet fjalë për partneren.
Moderatorja e pyeti drejtpërdrejt nëse lidhja e tij me Inën ishte vërtet aq e afërt dhe e fortë sa ishte perceptuar nga publiku. Në përgjigjen e tij, Keijsi nuk la vend për dyshime:
“Përderisa ishim shtrirë dhe po krijonim diçka së bashku, patjetër që është aq e afërt.”
Më pas, pyetja më e drejtpërdrejtë erdhi në lidhje me ndjenjat: a është vërtet i dashuruar me Inën? Ish-banori zgjodhi një përgjigje të shkurtër:
“Kam një shprehje të bukur për këtë: I’m too in with Ina.”
