Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!
Selin ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të pastra dhe më korrekte brenda shtëpisë. Në një bisedë e cila u zhvillua brenda dhomes së rrëfimit, ajo theksoi se prania e banorit e bën të ndihet e qetë dhe larg lojës.
Sipas Selinit, momentet që kalon me DJ Gimbon janë të natyrshme dhe pa strategji, çka e bën lidhjen e tyre edhe më të veçantë. “Kur jam me të, thjesht e jetoj momentin, nuk jam e përfshirë në lojë,” u shpreh ajo.
Ajo foli me vlerësim për karakterin e tij, duke theksuar respektin që ka për të dhe mënyrën si ai sillet. Selin vuri në dukje se e pëlqen fakti që DJ Gimbo është shumë i kujdesshëm dhe detajist, cilësi që, sipas saj, e bëjnë edhe më të afërt për të.
“Marrëdhënia është më korrektja këtu brenda. Kur jam me të, jetoj momentin, nuk jam e përfshirë në lojë. Kemi kimi shumë të fortë, e vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt. Më pëlqen që është shumë detajist dhe kujdeset, e kam shumë për zemër”
Deklarata e saj ka ngjallur reagime mes banorëve dhe publikut, duke shtuar kuriozitetin rreth dinamikës së raportit të tyre. Kujtojme se Dj Gimbo ka shprehur simpatinë për banoren, me të cilën është më afër në shtëpi.
