Mon, Feb 9, 2026

“Reklamë e shkëlqyer”, Guardiola feston pas suksesit ndaj Liverpool, Slot: Rezultat zhgënjyes

“Reklamë e shkëlqyer”, Guardiola feston pas suksesit ndaj Liverpool, Slot: Rezultat zhgënjyes
  • PublishedFebruary 9, 2026

Spektakël, gola, përmbysje, në fund fiton Man.City, me “qytetarët” që triumfojnë 2-1 brenda në “Anfeild” duke mbajtur të gjallë objektivin titull, të paktën nuk lejuan Arsenal të “arratiset” më shumë duke ruajtur diferencën prej 6 pikësh me kreun. Të kuqtë e Arne Slot, të shtyrë dhe nga publiku ishin me superior në pjesën e parë, krijuan disa raste të pastra për shënim, por Donnarumma në një mbrëmje të madhe mbajti Man.City në lojë.

Në minutën e 74-ët, Szoboszlai realizoi një super gol nga goditja e dënimit duke që stadiumi të shpërthente në festë. Fundi i ndeshjes ishte “zjarr”, kjo për meritë të ekipit të Guardiola-s ku fillimisht, në minutën e 84-ët, Haaland uli një top të bukur për Bernardo Silva-n me këtë të fundit që devijoi saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Man.City nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 93-të fituan një penallti. Nga pika e bardhë, Haaland u tregua perfekt duke përmbysur shifrat në 1-2. Me Liverpool të hedhur përpara, përfshi këtu edhe portierin Alison, në përpjekje të golit të barazimit, Man.City gjeti edhe golin e tretë, por gjyqtari i takimit pasi rishikoi aksionin në VAR anuloi golin, por ndëshkoi me karton të kuq Szoboszlai-n për fall ndaj Haaland, një episod që prodhoi jo pak debat në ishull.

Në fund, Man.City dhe Pep Guardiola festuan jo pak për këtë sukses të rëndësishëm: “Ishte një reklamë e shkëlqyer për Premier League. E nisëm ndeshjen mirë, por më pas filluam duke humbur topa, ishim pasiv. Szoboszlai realizoi një gol të madh, por më pas të udhëhequr nga kapiteni ynë, Silva, u rikthyem në ndeshje”, u shpreh Guardiola.

I pakënaqur me atë që morën nga ky takim u shfaq Arne Slot: “Kjo ishte një tjetër ndeshje e madhe mes Liverpool dhe Man.City, ashtu siç kemi parë shpesh në vitet e fundit. Më vjen keq vetëm për rezultatin, është shumë zhgënjyes”, theksoi Slot.