Mon, Feb 16, 2026

Malisheva triumfon ndaj Ballkanit, 3 pikë të rëndësishme

Malisheva triumfon ndaj Ballkanit, 3 pikë të rëndësishme
  • PublishedFebruary 16, 2026

Malisheva ka realizuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen përmbyllëse të javës së 20-të në AlbiMall Superligë dhe atë si mysafire ndaj liderit të renditjes, Ballkanit, me rezultat 2:1.

Vendasit e nisën takimin më mirë dhe kaluan në epërsi në minutën e 14-të, kur Bleart Tolaj konkretizoi një aksion të ndërtuar mirë për 1:0. Megjithatë, reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë. Në minutën e 28-të, Samuel Opeh riktheu baraspeshën, duke shënuar për 1:1.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Malisheva kompletoi përmbysjen. Assane Diatta realizoi golin e dytë në minutën e 37-të, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit, pavarësisht përpjekjeve të Ballkanit në pjesën e dytë për ta ndryshuar epilogun.

Pas kësaj ndeshjeje, Ballkani mbetet në krye të tabelës me 36 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Drita renditet e treta me një pikë më pak, ndërsa Malisheva ngjitet në kuotën e 33 pikëve, duke forcuar pozitën e katërt në renditje.