FOTO/ Gol dhe asist, Manaj “pushton” Turqinë, zgjidhet në formacionin e javës
Me një gol dhe një asist, Rey Manaj ishte protagonist absolut për ekipin e tij Sivasspor në javën e 27-të në Kategorinë e Parë në Turqi. I vlerësuar pas ndeshjes me notën 8,1, Rey Manaj siguroi edhe një vend në formacionin më të mirë të javës.
Së bashku me të, një vend në formacionin më të mirë siguroi edhe shoku i tij në skuadër, Valton Ethemi. Manaj po kalon një moment shumë të mirë këtë periudhë ku në 4 ndeshje me Sivasspor ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asisst.

Forma e mirë e Rey Manaj është pa diskutim një lajm i shkëlqyer edhe për trajnerin Sylvinho përpara ndeshjeve të fazës “play-off”.
