Tue, Feb 24, 2026

NBA/ Spurs “thyen” Detroit, San Antonio hedh kandidaturën për titull, 9 fitore radhazi

NBA/ Spurs “thyen” Detroit, San Antonio hedh kandidaturën për titull, 9 fitore radhazi
  • PublishedFebruary 24, 2026

Vetëm 3 ishin ndeshjet e zhvilluara të hënën në mbrëmje në NBA, teksa vëmendja kryesore ishte e gjitha e përqëndruar në përballjen mes dy prej skuadrave më të mira në këtë sezon, Detroit Pistons dhe San Antonio Spurs.

Skuadra e San Antonio Spurs korri të hënën në mbrëmje fitoren e 9-të radhazi në NBA, duke mundur Pistons me shifrat 114-103. Një fitore e rëndësishme jashtë fushe për teksanët, që hedhin zyrtarisht kandidaturën për titull. Të gjithë titullarët e San Antonio realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Vassell me 28 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe Sacramento, që mundi 123-114 Memphis, ndeshje ku u dallua Russell Westbrook, autor i 25 pikëve. Në ndeshjen e tretë të luajtur mbrëmjen e djeshme në NBA, ekipi i Houston fitoi 125-105 ndaj Utah Jazz, në një përballje pa shumë histori. Jabari Smith me 31 pikë ishte lider për teksanët, që ndodhen në vendin e tretë në Perëndim.