E kritikoi hapur Ernest Muçin, gazetari i njohur turk për trajnerin e Besiktas: Nuk mendoj se…
Ernest Muçi rezulton të jetë huazimi i duhur te Trabzponspori, që ka vendosur të blejë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese. Para se të shkonte në Trabzon, Muçi u përball me një periudhë të vështirë te Beshiktashi.
Aty ku edhe trajneri aktual, Sergen Jalçin, nuk i kursye kritikat për Muçin. Tekniku i Beshiktashit e shikonte investimin te Legia e Varshavës për Muçin si të gabuar, ndërsa shpërthmi i tij te Trabzonspori akoma nuk kishte ardhur.
Megjithatë, Eran Suzgun, mendon se trajneri i Beshiktashit nuk i ka ndryshuar pikëpamjet e tij.
“Nuk mendoj se ka shumë mundësi, që trajneri Sergen do të ndryshojë mendimin e tij për Ernest Muçin”, u shpreh gazetari i njohur sportiv në Turqi.
