Sun, Apr 12, 2026

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos
  • PublishedApril 12, 2026

Inter afrohet edhe më shumë me titullin kampionat, me zikaltërit që fituan 2-4 në fushën e Comos. Pjesa e parë pati ritëm shumë të lartë, me skuadrën e Fabregs që shfrytëzoi aftësitë individuale, duke kaluar në epërsi të dyfishtë, me golat e Valle dhe Paz.

Në fundin e fraksionit, mysafirët ngushtuan shifrat me anë të Thuram. Ekipi i Chivu u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe barazoi me Thuram pas një gabimi të Comos. Dumfries përmbysi ndeshjen, me holandezin që me dopietën personale i siguroi 3 pikët skuadrës. Inter kryeson me 11 pikë më shumë se ndjekësit.