“Mbretin e bëjnë oborrtarët”/ Egla Ceno analizon finalistët dhe shpall të preferuarin për fitues të BBVA
Teksa finalja e madhe e Big Brother VIP Albania po afron, tensioni dhe diskutimet janë zhvendosur fuqishëm edhe jashtë shtëpisë, ku ish-banorët dhe publiku po japin verdiktet e tyre. Në këtë valë reagimesh është përfshirë edhe fituesja e edicionit të tretë, Egla Ceno, e cila ka ndarë publikisht qëndrimin e saj për garën aktuale.
Përmes një Instastory në Instagram, aktorja ka bërë një analizë të drejtpërdrejtë për finalistët, duke përdorur një metaforë të fortë: “Mbretin e bëjnë oborrtarët”. Sipas saj, java e fundit ka zbuluar qartë rolet reale të banorëve dhe mënyrën se si ata pozicionohen në raport me njëri-tjetrin.
Egla nuk e fshehu edhe një zhgënjim personal, duke treguar se fillimisht kishte dëshiruar që këtë sezon ta fitonte një vajzë. Megjithatë, sipas saj, kandidatja që ajo kishte në mendje nuk ka arritur të mbajë një qëndrim të fortë, duke rënë në sjellje që ajo i cilëson si “oborrtare”.
Në analizën e saj, Ceno u ndal veçanërisht tek dy nga emrat më të komentuar të finales, Miri dhe Selina. Për aktoren, diferenca mes tyre është e qartë: ajo e sheh Mirin si figurën qendrore të lojës, një banor që jo vetëm perceptohet si lider nga të tjerët, por edhe sillet si një fitues i denjë.
Në përmbyllje, Egla nuk kurseu as ironinë për finalistët e tjerë, duke i cilësuar si “vasalë të mbretit” dhe duke dhënë një mesazh të prerë për dinamikat e lojës.
![]()
