Princi Harry: Nuk e doja rolin mbretëror pas vdekjes së nënës sime, ajo më shkatërroi jetën
Princi Harry ka folur hapur për dhimbjen që ka përjetuar pas humbjes së nënës së tij, Princeshës Diana, gjatë një fjalimi emocional në Australi, në një aktivitet për shëndetin mendor.
Duka i Sussex-it ishte folës kryesor në “InterEdge Summit” në Melbourne, ku ndau përjetime personale mbi pikëllimin dhe presionin e jetës publike.
Ai tha: “Në përvojën time, humbja është çorientuese në çdo moshë. Pikëllimi nuk zhduket sepse e injorojmë. Të përjetosh këtë si fëmijë, ndërsa je në një akuarium me peshq të kuq nën mbikëqyrje të vazhdueshme, po, kjo do të ketë sfidat e veta. Dhe pa qëllim, mund të të thyejë”, shtoi ai![]()
Harry shtoi: “Ka pasur shumë herë kur jam ndjerë i mbingarkuar. Herë kur jam ndjerë i humbur, i tradhtuar ose plotësisht i pafuqishëm.”
Ai foli edhe për momentet pas vdekjes së nënës së tij: “Nuk e doja këtë punë, nuk e doja këtë rol… nuk më pëlqente drejtimi që po merrte jeta ime. Kjo e vrau nënën time dhe për vite me radhë u shmanga nga gjithçka.”
Më vonë ai tha se mendimi i tij ndryshoi: “Si do ta shfrytëzonte dikush tjetër këtë platformë për të bërë ndryshim në botë? Dhe çfarë do të donte nëna ime të bëja?”![]()
Harry theksoi gjithashtu rëndësinë e shëndetit mendor: “Për mua, një nga ndryshimet më të mëdha ka qenë kur kuptova se të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, por forcë.”
