Wed, Apr 22, 2026

Egnatia në krizë, largohet nga titulli falë gabimeve me ekipet e mbijetesës

Egnatia në krizë, largohet nga titulli falë gabimeve me ekipet e mbijetesës
  • PublishedApril 22, 2026

Egnatia duket se i ka dhënë vetë goditjen më të rëndë sezonit të saj, pikërisht në momentin kur gjithçka ishte në favor. Kalendari premtonte maksimumin e pikëve dhe një ngjitje drejt kreut, përballë kundërshtarëve që luftojnë për mbijetesë.

Por në vend të një marshimi të sigurt, kampionët kanë hyrë në një spirale negative që i ka larguar ndjeshëm nga objektivi dhe i ka vënë në pikëpyetje të gjithë sezonin. Seria e ndeshjeve është treguesi më i qartë i kësaj rënieje: humbjet ndaj Flamurtarin dhe Tiranën, kanë ndërtuar një bilanc zhgënjyes për një skuadër që synon titullin.

Në letër, këto ishin ndeshje ku Egnatia duhej të bënte diferencën, por në fushë ndodhi e kundërta. Dy ndeshjet e fundit rezultuan vendimtare për fatin e sezonit. Humbja ndaj Tiranës ishte një sinjal i fortë alarmi, një ndeshje ku kampionët u shfaqën të brishtë dhe pa reagimin e duhur. Ndërsa disfata në shtëpi ndaj Flamurtarit ishte goditja përfundimtare, ajo që i dha një goditje të fortë jo vetëm renditjes, por edhe besimit bren da skuadrës. Pikërisht në momentin kur pritej reagimi, erdhi dorëzimi.

NGËRÇI – Ajo që bie më shumë në sy është një ngërç i qartë i Egnatias ndaj skuadrave të fundtabelës. Në vend që këto ndeshje të shërbenin si trampolinë drejt kreut, ato janë kthyer në pengesën kryesore. Sipas përllogaritjeve, janë plot 16 pikë të lëna ndaj katër ekipeve të fundit, një shifër që në një kampionat të balancuar peshon sa një titull i humbur. Dy humbjet ndaj Flamurtarit janë simboli më i qartë i këtij problemi: mungesë ideje në sulm, vështirësi për të çarë mbrojtje të vendosura dhe një nervozizëm që shpesh ka ndikuar në vendimmarrje.

dfgfgdgdfdgfdgf