Wed, Apr 22, 2026

Briken Calja Kampion Europe,  fiton medalje ari në Europianin e Peshëngritjes

Briken Calja Kampion Europe,  fiton medalje ari në Europianin e Peshëngritjes
  • PublishedApril 22, 2026

Briken Calja lë gjurmë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Peshëngritësi shqiptar u shpall kampion i Europës në stilin e shtytjes, duke  treguar kështu se mbetet një nga më të mirët. Fillimisht, Calja nuk ngriti dot 185 kg, por përmirësoi gjithçka më pas, duke ngritur 187 kg, rezultat ky që i dha medaljen e artë.

Në stilin e shkëputjes, Calja u pozicionua vetëm në vendin e katërt me 153 kg. Në dygarësh me 340 kg, Calja mori edhe medaljen e argjentë. Kampionati Europian i Peshëngritjes mbahet në Gjeorgji.