Thu, Apr 23, 2026

Rishkroi historinë në Evropian, Briken Calja: I njëjti shpirt, i njëjti mision

Rishkroi historinë në Evropian, Briken Calja: I njëjti shpirt, i njëjti mision
  • PublishedApril 23, 2026

7 vite më parë, pikërisht në Gjeorgji, Briken Calja shkroi me germa të arta emrin e tij në sportin e peshëngritjes duke u “veshur me ar”, një “tripletë” medaljesh ari që i dhuruan statusin e kampionit të Evropës. 7 vite më pas historia përsëritet sërish, sërish në Batumi të Gjeorgjisë, këtë herë duke fituar 2 madje, ar në shtytje dhe argjend në dygarësh. Pavarësisht moshës, dëmtimeve të shpeshta, Briken Calja kaloi çdo limit duke i dhuruar Shqipërisë dy medalje në Evropianin e Peshëngritjes. Calja shndërrohet në një legjendë të gjallë me peshëngritësin nga Shtërmeni që ishte fantastik në pedanë.

Calja garoi në peshën 79 kg, ku në shkëputje realizoi me sukses vetëm provën e parë, 153 kg, duke u renditur në vendin e 4-ët. Në shtytje, Calja ishte fenomenal ku në provën e tretë arriti të mbajë larg peshën 187 kg që i dhuroi medalje ari në këtë stil. Me 340 kg në dygarësh, Briken Calja e mbylli në vendin e dytë duke siguruar medalje argjendi dhe statusin si nën kampion Evrope.

Pas kësaj gare fantastike, Briken Calja nuk i fshehu emocionet: “Një tjetër kapitull i shkruar me punë, sakrificë dhe besim. Historia përsëritet…Fiks si para 7 vitesh, në të njëjtin qytet Batumi, Gjeorgji. I njëjti rezultat, i njëjti shpirt, i njëjti mision. Koha kalon, por karakteri nuk ndryshon, shkruan ndër të tjera Calja në një postim në rrjetet sociale.